Refund policy

Përditësuar më: 17 tetor 2026

Duam që çdo porosi të mbërrijë në gjendje perfekte. Nëse ndodh një problem, jemi këtu për ta zgjidhur.

Kur mund ta ktheni produktin

Ju zëvendësojmë produktin falas ose ju rimbursojmë shumën e paguar nëse:

  • produkti ka mbërritur i dëmtuar (kutia ose tabletat e dëmtuara), ose
  • keni marrë produkt ose sasi të gabuar.

Si veproni

  1. Na kontaktoni brenda 3 ditësh nga marrja e porosisë në WhatsApp ose telefon: +355 69 207 7122 (Shqipëri) · 044 500 550 (Kosovë).
  2. Na dërgoni një foto të produktit dhe të paketimit.
  3. Ne organizojmë marrjen e produktit dhe dërgimin e produktit të ri, pa asnjë kosto për ju.

Nëse preferoni rimbursim, shuma kthehet brenda 7 ditësh pune nga marrja e produktit të kthyer, me para në dorë ose me transfertë bankare.

Kur nuk pranohen kthime

Për arsye higjiene dhe sigurie ushqimore, nuk pranojmë kthimin e produkteve të hapura ose të përdorura, përveç rasteve kur produkti ka mbërritur i dëmtuar ose i gabuar.

Refuzimi në derë

Meqë pagesa bëhet në dorëzim, mund ta kontrolloni paketimin para se të paguani. Nëse paketimi është dukshëm i dëmtuar, mund ta refuzoni porosinë te korrieri dhe të na kontaktoni.